Report TV - "Drejtësia", si e dështoi Berisha takimin Rama-Basha, plani 'B'

Report TV 2016-06-07

Views 0

Nuk ka konsensus mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare për Reformën në Drejtësi, për domosdoshmërinë e secilës janë shprehur që nga kancelaria Angela Merkel deri tek presidenti Barack Obama. Ashtu siç edhe pritej, takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për finalizimin e Reformës në Drejtësi, nuk ka prodhuar asgjë. Takimi që zgjati plot 180 minuta, në vend që t?i afronte, vetëm sa i ka larguar më tej palët nga rruga e konsensusit. Dështimi i paralajmëruar i këtij takimi, i hap rrugë një skenari tjetër, për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form