Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në emision "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, këshillon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për kërkesat e opozitës në takimin me kreun e mazhorancës, Edi Rama. Sipas Shehit, në tryezën e të hënës me kryeministrin Rama, Basha duhet të bëhet vendimarrës që tryeza të dalë me rezultate përsa i përket reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Sipas Shehit, njerëzit kanë shpresë në këtë tryezë e cila duhet të merret me këto reforma të rëndësishme dhe jo me emrin Elvis Rroshit.
Sipas Shehit, nëse palët të hënën do të merrem ne rastin Rroshi, atëherë tryeza më mirë të mos zhvillohet.
Gjithashtu, kreu i LZHK tha se reforma në drejtësi nër adhë të parë duhet t'i shërbejë qytetarëve, por pa dyshim që do të godasë edhe një grup horrash nga politika.