Report TV - Incident në takimin e Bashës në Burrel, goditet deputeti i PD

Report TV 2017-07-10

Views 4

BURREL-Goditet deputeti në detyrë i PD, Bedri Hoxha. Incidenti ka ndodhur mesditën e sotme rreth 10 minuta para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me simpatizantët për garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Deputeti aktual i PD ka qenë pranë Pallatit të Kulturës në momentin kur një person, që mendohet se është anëtar i PD, i është afruar dhe e ka goditur me grushte.

Pas ngjarjes Bedri Hoxha ka bërë denoncim në komisariat, ndërsa policia ka shoqëruar autorin Demir Çupi dhe pas marrjes në pyetje ka vendosur që hetimi të ndiqet në gjendje të lirë.

Hoxha: Basha nuk më ka telefonuar, sulmi për ka lidhje me garën
I pyetur nga Report Tv nëse mendon se incidenti ka lidhje me garën në PD, Hoxha e pranoi duke thënë se ?të gjitha gjasat të çojnë aty?, ndërsa shton se Lulzim Basha nuk e ka telefonuar, por vetëm Selami.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS