Nis dëmtimi i lodrave te parku - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mirëmbajtja e investimeve publike, pas përfundimit te tyre, duket mision i pamundur per qytetaret. Dy dite pas inaugurimit te parkut te lodrave ne kodrat e liqenit kane nisur dëmtimet e para. Ne disa pjese te këndit te lodrave u jane hequr dorezat, disa janë thyer ose mungojnë tërësisht. Punonjësit e Bashkisë do te bëjnë zëvendësimin e lodrave te dëmtuara, ndërsa jashtë kameras u kërkojnë prindërve te tregojnë kujdes si dhe te respektojnë tabelat ku lojërat janë te ndara sipas moshave. Ndërsa pastrimi i parkut nga mbeturinat qe hidhen edhe përtokë behet nga punonjës te Agjencisë se Parqeve, te cilët punojnë me turne. Edhe pranë lodrave me te vështira jane vendosur 18 kujdestare për femijet, nje pjese paradite dhe te tjerët pasdite. Edhe qytetaret qe frekuentojnë parkun kërkojnë kujdes e mirëmbajtje nga prindërit per këndin qe kushtoi plot 700 milion leke. Por mungesën e kesaj kulture tek qytetaret e dëshmon parku pranë fushës se aviacionit. Ai eshte shembulli i tipik i mungesës se mirëmbajtjes ne vite nga Bashkia dhe shkatërrimit total nga qytetaret. Ne vitin 2011 para zgjedhjeve vendore, kryetari i atëhershëm Edi Rama inauguroi parkun pranë e fushës se aviacionit, i cili kushtoi 600 milion leke. Me nje gjatësi 1 kilometër dhe hapësira te ndryshme argëtimi, parku iu dorëzua qytetareve, por dhe administrues se re te Bashkisë qe per kater vjet u drejtua nga Lulzim Basha. Sot ai nuk eshte park, por nje sipërfaqe pedonale per banoret e zones. Drejtues te Bashkise deklarojnë se do te fillojnë ndërhyrjet per rehabilitim edhe ne kete zone. Por nese qytetaret nuk do ndryshojnë mentalitet per investimet publike, ashtu si ky ish park mund te degradoje dhe këndi i lodrave ne zonën e liqenit. - See more at: http://vizionplus.al/nis-demtimi-i-lodrave-te-parku/#sthash.uPOfOOVe.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form