http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh përroi i Zaranikës i shtrirë në pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit është kthyer në vend grumbullimin e mbetjeve urbane. Banorët e shtëpive anës tij por edhe firma, dyqane e lokale të ndryshme kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër për t?i flakur ato në përrua. Veçse ndotjes që shkaktojnë këto mbetje, gjatë stinës së dimrit kur niveli i ujit shtohet ato rrezikojnë edhe daljen e ujit nga shtrati. Ky problem mbetet shqetësues edhe për drejtorin e bordit të kullimit në Elbasan pasi mbeturinat brenda shtratit kanë shkatërruar argjinaturën duke shkaktuar përmbytje gjatë dimrit. Ai thotë se shumë shpejt do të nisë përforcimi i digës së përroit. Për zotin Xhelili, nuk mjaftojnë vetëm këto ndërhyrje. Për tu mbrojtur nga ndotja dhe përmbytjet ai u kërkon banorëve që të tregohen më të përgjegjshëm.