http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar pak më shumë se një vit nga vjedhja me grabitje, Kisha e Valshit në zonën e Shpatit në rrethin e Elbasanit është thuajse në të njëjtën gjendje që e lanë grabitësit në janar të vitit të kaluar. Afresket e kishës, vepër 500-vjeçare e piktorit të famshëm mesjetar nuk janë restauruar ende, pavarësisht premtimeve të ministrisë së Kulturës për kthimin e tyre në gjendje të mirë në një kohë të shpejtë. Lënia e kësaj Kishe në harresë ka ndikuar ndjeshëm edhe në numrin e turistëve vendas dhe të huaj që kërkojnë ta vizitojnë atë. Sipas kryetarit të komunës, Kristaq Shqau, indiferenca ndaj vlerave të kësaj Kishe ka ulur numrin e vizitorëve.