Report TV - Vrau vëllain, autori i penduar: U zumë pasi mbolli tokat me drogë

Report TV 2016-06-03

Views 2

Krimi në familje Kallari, ku Afrimi vrau me cifte të vëllanë Ermir Kallari dhe plagosi nënën e tij do të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda dhe të shtunën 37 vjeçari i cili ka pranuar autorësinë e krimit do të dalë para gjykatës.

?Kishim shumë debate më vëllanë, ai s'më respektonte smë dëgjonte dhe kërkonte të kryente një veprim të paligjshëm duke mbledhur hashash në tokat tonë. Unë e kundërshtoja prej kohësh, por dhe pse më kish premtuar se sdo e bënte fshehurazi kish mbjell drogë, dje u përplasëm dhe fizikisht e për një moment rrëmbeva armën dhe qëllova mbi të, jam i penduar por krimin e kam kryer unë dhe askush tjetër?, është kjo dëshmia e zjarrfikësit para oficerëve të policisë.

Për zbardhjen e këtij krimi janë marrë në pyetje dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që kanë pranuar konfliktin midis vëllezërve por jo që situate do të ishte deri në këtë pikë sa mund të shkonte në vrasje.

Hetimet kanë zbardhur se Ciftja me të cilën u krye krimi në fshatin Alias në periferi të Tiranës i përkiste Afrim Kallarit dhe atë ai e kishte me leje prej disa kohësh.

Ndërkohë burime nga shërbimi i zjarrfikëses deklaruan për ReportTV se Kallari është shkarkuar nga puna pas krimit dhe ai nuk është më efektiv deri në përfundim të gjykimit për shkeljen ligjore dhe krimin e kryer.

Por çfarë ndodh me krimet në familje?

Viktima e një dite më parë ku brenda të njëjtës familje u krye krimi nuk është e vetmja. Në harkuan kohor të 5 muajve janë 10 autor të dënuar nga gjykata e krimeve të rënda për krime të ngjashme dhe mbi 15 të tjerë janë në proces gjykimi.

Share This Video


Download

  
Report form