A1 Report - Vrau fatorinon, kapet autori në Morinë, tentonte të largohej

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË- Pas gati dy vjetësh, arrestohet autori i vrasjes së fatorinos Julian Çuni, i vrarë në një automjet furgon në nëntor të vitit 2012 pas një konflikti me 4 të rinj për çmimin e biletës.

Policia bën me dije se Klodjan Morina 19 vjeç, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Doganën e Morinës në Kukës në tentativë për t'u larguar në Kosovë.

Për ngjarjen nëntorin e dy viteve më parë ishte arrestuar edhe Sulejman Monina, babai i 19 vjeçarit. Sulejman Morina, i cili kishte marrë përsipër autorësinë e krimit për të përjashtuar të birin nga përgjegjësia penale.

Kjo manovër e Sulejman Morinës, është denoncuar edhe nga babai i fatorinos, në emisionin 'Urbanika', ku është publikuar edhe filmimi i ngjarjes nga një kamera sigurie.

Në pamje duket qartë përleshja e dhunshme mes dy personave babë e bir me fatorinon.

Sulejman Morina me të birin kishin hipur në furgon në afërsi të Stacionit të Trenit trenit dhe pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi janë konflikuar me fatorinon për shkak të biletës 150 lekë që sipas tyre ishte 50 lekë më shtrenjtë.

Në mbrëmjen e 25 nëntorit, 4 persona fillimisht sulmuan të riun me grushte dh më pas goditën me thikë Julian Çunin 18 vjeç, ku njëra prej goditjeve rezultoi fatale për jetën e të riut. Vrasja ndodhi në një furgon të linjës Tiranë-Durrës, në të cilin 18-vjeçari, sipas dëshmisë së familjarëve, kishte ditën e parë të punës.

Share This Video


Download

  
Report form