Promovimi i produkteve tradicionale Sloë Food kundër ushqimeve fast food. Është ky qëllimi i edicionit të katërt të Terra Madre Balkans që organizohet nga data 2-5 qershor në Tiranë nga VIS Albania me mbështetjen e Slow Food. Sheshi qendror ?Nëna Tereza? mirëpret një Earth Market (Treg të Tokës), ku mbi 50 stenda nga 12 shtete do t?u japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve tradicionale. Presidentit i Slow Food, Carlo Petrini, thotë se Shqipëria ofron një trashëgimi të shkëlqyer produktesh tradicionale, promovimi i të cilave do t?i shërbejë jo vetëm shëndetit të njerëzve, por edhe zhvillimit ekonomik. Shqipëria do të përfaqësohet në Terra Madre Balkans nga djathi Mishavinë i prodhuar nga 17 familje në rajonin e Kelmendit, dhe me presidin e Glikosë së Përmetit. Do marrin pjesë gjithashtu edhe Prodhuesit e Vajit të Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe Prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha