Report TV - "Balkan Jazz", 3 artistë shqiptarë sjellin në Tiranë grupe muzikore nga Ballkani

Report TV 2018-05-14

Views 4

Artistët Gent Rushi, Ermal Rodi dhe Emiljan Dhimo kanë bërë të mundur që për dy ditë në kryeqytetin shqiptar të ndihet atmosfera ballkanike e jazzit me ardhjen e grupeve muzikore nga Bullgaria, Greqia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia. Aktiviteti Balkan Jazz organizohet për herë të parë në Shqipëri, detajet e të cilit i zbulon xhaz pianisti Gent Rushiti.

Balkan Jazz Shoëcase vjen në edicionin e tij të parë si nevojë për të pasur diçka që i kalon kufinjtë e vendit tonë. Do të jenë 7 koncerte të shtrira në dy ditë, në datë 29 dhe 30 prill. 3 koncerte ditën e parë, 4 ditën e dytë.

Xhaz pianisti Gent Rrushi

Ajo çka është interesante në këtë aktivitet është se Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen së bashku.

E veçanta për këtë edicion është që Shqipëria dhe Kosova janë në një projekt. Pra, tek projekti im është i bashkuar Genti, Emiljan gjithashtu edhe Armend Xhaferri nga Kosova që është kitaristi më i mirë jo vetëm i Kosovës por edhe i ish-Jugosllavisë sepse ai është i njohur që në atë kohë, domethënë është me një super eksperiencë.

Saksofonisti Ermal Rodi

Falë mbështetjes së ambasadave të vendeve Ballkanike, në Shqipëri realizohet Edicioni i parë i Balkan Jazz, ku ndër të tjera artistët shqiptarë kanë planifikuar workshope me pjesëmarrjen e grupeve muzikore jazz nga Greqia, Italia, Izraeli dhe Serbia për studentët e Akademisë së Arteve.

Share This Video


Download

  
Report form