Report TV - Në Tiranë Terra Madre Balkans 50 stenda ushqimore nga 12 shtete

Report TV 2016-06-02

Views 3

Promovimi i produkteve tradicionale Sloë Food kundër ushqimeve fast food. Është ky qëllimi i edicionit të katërt të Terra Madre Balkans që organizohet nga data 2-5 qershor në Tiranë nga VIS Albania me mbështetjen e Slow Food.

Sheshi qendror ?Nëna Tereza? mirëpret një Earth Market (Treg të Tokës), ku mbi 50 stenda nga 12 shtete do t?u japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve tradicionale.

Presidentit i Slow Food, Carlo Petrini, thotë se Shqipëria ofron një trashëgimi të shkëlqyer produktesh tradicionale, promovimi i të cilave do t?i shërbejë jo vetëm shëndetit të njerëzve, por edhe zhvillimit ekonomik.

?Qytetarët e Tiranës do kenë mundësi të shohin shumëllojshmërinë e produkteve nga gjithë këto vende. Dhe jo vetëm produktet, do mund të takojnë ata që i prodhojnë. Njerëz që shpesh punojnë në kushte shumë të vështira, nëpër male, në vende të izoluara. Unë mendoj se janë pikërisyht këta thesari i vërtetë i fshehur i Evropës? tha ai.

Sipas Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, evente si Terra Madre Balkans, janë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar artin kulinar dhe market shqiptare.

Shqipëria do të përfaqësohet në Terra Madre Balkans nga djathi Mishavinë i prodhuar nga 17 familje në rajonin e Kelmendit, dhe me presidin e Glikosë së Përmetit.

Do marrin pjesë gjithashtu edhe Prodhuesit e Vajit të Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe Prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha
(Kelmend-Malësi e Madhe).

Share This Video


Download

  
Report form