Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socailiste për Integrim ripërsërit apelin për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Duke folur në Mblehdjen e Komitetit Drejtues të LSI, kryetari Ilir Meta iu referua edhe deklaratës së komisionerit Hahn, kur tha se reforma duhet të miratohet brenda qershorit përndryshe kjo do t?u kushtonte shumë Shqipërisë.
Ilir Meta: Do të doja të ritheksojë qëndrimin e LSI për reformën në drejtësi , me këtë rast mbështes deklaratën e komisionerit Hahn i cili pasi ka vlerësuar punën që është kryer nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, punën e bërë nga EURALUIS dhe OPDATE. Komisioni i Venecias kërkon dhe nxit klasën politike shqiptare të përfundojë km e fundit për miratimin në parlament të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Unë dua të theksoj se miratimi i shpejtë i saj dhe angazhimi për zbatimin e kësaj reforme mbeten prioriteti ynë i rëndësishëm dhe për këtë angazhimi i LSI është i palëkundur dhe është në vijën e parë të miratimit, jo të vonimit, jo të preteksteve, jo të vonesave dhe jo të kalkulimeve paritiake sepse LSI mendon dhe beson që miratimi i kësaj reforme është një detyrë kombëtare. Është përgjegjësi që duhet përmbushur për interesin e qytetarëve tanë. Për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë një shqetësim për qytetarët por që janë pengesë për zhvillimin e vendit dhe për integrimit në vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ta-miratojme-brenda-qershorit-cdo-vonese-i-kushton-shqiperise/