#tvora #rtvoranews
Edhe ditën e sotme vijon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët e ShBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar për të arritur një konsensus për reformën zgjedhore.
Një zvarritje e tillë e kësaj reforme shihet e pakuptimtë nga avokati Spartak Ngjela i cili shprehet se mund të ketë forca politike që nuk e duan Shqipërinë në BE, duke marrë parasysh që reforma zgjedhore është një prej kushteve të vendosura nga OSBE/ODIHR.
Në analizën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Ngjela thotë se kërkesat e OSBE/ODIHR duhet të ishin mbyllur brenda një ore për t'i hapur rrugën Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ngjela: Në çdo konflikt ka një qendër. Epiqendra e kësaj është që politika amerikane kërkon me çdo kusht të mbarojë reformën që ka paraqitur ODIHR sepse është kusht për integrimin në BE, hapi esencial bëhet sëshpejti. Merkeli ka dhënë kushtet kundër korrupsionit në Shqipëri, ata po bëjnë reformën në drejtësi. Politika e Europës Perëndimore nuk e bënte dot. Edhe politika shqiptare e di se ku është forca. Ata po kërkojnë dy gjëra. Të përfundojnë dy kushte që ka dhënë BE, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi e antikorrupsion. Po ta shohësh në syrin politik atëherë do kuptohet se kjo duhet për të kaluar këtë fazë preeliminare për të hyrë në BE.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ngjela-kerkesat-e-ohdir-te-ishin-mbyllur-brenda-1-ore-po-ndihmon-palet-qe-nuk-duan-shqiperine-ne-be
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp