Gjermania kërkon nga Shqipëria reformën zgjedhore, Balla: E miratojmë në parlament brenda këtij viti

Report TV 2018-07-17

Views 0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për medien tha se me deputetin gjerman Frank Schwabe ka diskutuar për çështje të rëndësishme lidhur me integrimin e Shqipërinë në BE. Balla se me Social demokratët gjerman, diskutuan lidhur me çështjen e përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Be.Po ashtu Balla tha se bashkë kanë ndarë faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera.

Ne diskutuam me Social demokratët gjermanë, të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në vendimarrjen e këshillit evropian, përsa i përket përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, dhe sigurisht për një proces parapërgatitor me qëllim që procesi të vijojë ashtu siç duhet. Ajo që u theksua më tepër ishte çështja e respektimit të drejtave të njeriut dhe procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira.

Taulant Balla
Ndërsa deputeti gjerman, Frank Schwabe u shpreh se KE dhe BE do mbështesin integrimin e Shqipwrisw në rrugën drejt BE-së.

Është sinjal i mirë se si është proceduar deri tani me reformën në drejtësi, por janë të tjera hapa për t?u bërë dhe për t?u dhënë argumente vendeve të tjera të BE-së, të votojnë në favor të hapjes së negociatave më Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme të vijohet përpara me reformën në drejtësi, të tjera gjëra që Shqipëria duhet të bëjë kundër korrupsionit, dhe është e rëndësishme të flasim për reformën zgjedhore, për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias po ashtu.

Share This Video


Download

  
Report form