http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dorëheqja e Elvis Rroshit nga posti i kryetarit te Bashkisë se Kavajës, konsiderohet nje fitore nga opozita se pari sepse tregon se ligji i dekriminalizimit funksionon e se dyti sepse ne këndvështrimin e demokrateve, kjo dorëheqje fakton se lideri i mazhorances është përgjegjës per inkriminimin e politikes. Dhe per keto arsye, lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili e ka përmendur shpesh ne denoncimet e tij emrin e Rroshit, i ka kujtuar kryeministrit Rama te gjitha herët qe ka marre ne mbrojtje kreun e dorëhequr tashme te Bashkisë se Kavajës.Kjo është koha të kujtohemi se para se të vinim tek ky hap, Rroshi kishte mbështetjen e plotë të Ramës. Edhe kur Birn-i i kujtoi se ka dënim për trafik droge, edhe kur SHBA i kërkoi të mos poshtëronte popullin shqiptar. Rama pranoi të rrinte me Rroshin duke sfiduar popullin e Kavajës. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër, Edi Rama. Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge, ai deklaroi që nuk i kujtohej dënimi. Tani i doli që i kujtohej se ku ishte dënuar. Rama e ka dituar se ishte i dënuar në Zvicër për drogë, duke iu thënë se i vetmi dënim është ky i Italisë. Nuk është e vërtetë, Edi Ramës i është kërkuar mos e kandidonte. Rama e ka mbushur me rekorde kriminale.Dhe ne kete situate, Basha ka theksuar se largimi i Rroshit, nuk e zgjidh problemin.Largimi i Edi Ramës është zgjidhja, ai duhet të mbajë përgjegjësi për krimin në vendimmarrje. Zgjidhja ështgë largimi i Edi Ramës dhe shqiptarët e dinë se e keqja do të vazhdojë. Shqipëria më e mirë, pa Edi Ramën, me kanidatë të ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, nga inkriminimi i pushtetit me rekorde të tmerrshme kriminale. Sot është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon, derisa Rama të largohet me votën e ndershëm të qytetarëve.Basha zgjodhi te flase vetëm per dekriminalizimin, duke shmangur komentet rreth takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu per reformën ne drejtësi. Nje dite me pare, diplomati amerikan takoi kryetarin e komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj dhe ish-kryeministrin Sali Berisha ne përpjekje per te afruar qëndrimet e palëve e per te miratuar reformën ne drejtësi.- See more at: http://vizionplus.al/basha-ikja-e-rroshit-fitore-e-pd-se/#sthash.MGR3Od4N.dpuf