http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri britanik David Kameron e konsideron si qesharake krahasimin e Britanisë me Shqipërinë nga aleatët, por dhe opozitarët, te cilët lobojnë për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për prestigjiozen ?GQ?, Kameron tha se mbështetësit e Brexit kanë kaluar nga modeli i norvegjeze në atë shqiptare.?Gjatë fushatës së tyre ata u zhvendosën, nga stili norvegjez, në atë kanadez për të përfunduar të stili shqiptar, sepse mesa duket, Shqipëria sipas tyre ka një pozicion të favorshëm tregtar me Evropën. Mesa duket, nuk është kështu. Krahasimi i Britanisë, ekonomisë së pestë më të madhe të botës me Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që aspiron të jetë pjesë e BE-së, është diçka qesharake?.Më 23 qershor, Britania e Madhe do të mbajë një Referendum për qëndrimin ose daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Kryeministrit Kameron po lobon për një votë pro, pasi sipas tij, vendi do të vuajë pasoja të mëdha ekonomike me daljen nga unioni.- See more at: http://vizionplus.al/kameron-krahasimi-me-shqiperine-qesharak/#sthash.MUaq6ywv.dpuf