http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nese te gjitha llojet e aktivitetit ekonomik kane pësuar një tkurrje për shkak te krizës ekonomike, lojërat e fatit duket se nuk e kane patur këtë fat. Përkundrazi, ambiente qe me pare kane qene dyqane me shërbime te ndryshme janë kthyer ne hapësira me lojëra elektronike, duke joshur shqiptaret te provojnë fatin e tyre. Ne Shqipëri numërohen mbi 1700 linja te licencuara, si bingo, baste, kazino me një xhiro vjetore ne fund te 2012 prej 300 milion euro, duke e kthyer vendin tone një Las Vegas te vogël ne mes te Ballkanit. Por ekspertet e ekonomisë ajo qe te bie ne sy është shtimi i tyre ne rrugët e kryeqytetit sikur te jene bare dhe restorante. Por për ekspertet informlaiteti ne këtë treg është i larte, ndaj besohet se industria e lojërave te fatit është me e madhe nga ajo qe paraqesin shifrat zyrtare. Sipas studimeve te kryera, ne kohe krize ekonomike njerëzit janë me te prirur për te luajtur me fatin e tyre. Kumari është një plage e shoqërisë e cila zbraz xhepat e familjeve dhe parandalimi i tij është i vështire për shkak te varësisë qe krijojnë lojtaret. Ndonëse Bashkia e Tiranes mori vendim se do te zhvendoste lojërat e fatit ne periferi te kryeqytetit, ose ne te kundërt do t'i rriste taksat subjekteve, një nisem e tille mbeti ne tentative.