Asambleja Parlamentare e NATO-s do të nisë sot punimet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Punimet të cilat do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, do të vijojnë përgjatë 3 ditëve, deri të hënën e 30 majit.
Në sesionin e pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të marrin pjesë rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues. Gjatë këtij sesioni do të diskutohen çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisionet e Asamblesë.
Sot e nesër, sipas axhendës zyrtare së këtij sesioni, do t?i dedikohen takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.
Secili komision do të referohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.
Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershboë, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura.