Pallati i Kongreseve u blindua këtë të premte. Përveç 260 parlamentarëve nga 28 vende anëtare të Natos dhe stafit teknik të kuvendit dhe vetë aleancës, askush nuk kishte akses në këtë zonë.
Asambleja parlamentare e Natos nisi mbledhjen e parë jo formalle rreth orës 14:30 ku delegatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa e gazetarët e huaj që do të mbulojnë aktivitetin erdhën për të marrë bexhat identifikuese dhe koordinuar axhendën për të shtunën.
I gjithë Pallati i Kongreseve ka ndryshuar nga brenda për t?iu përshtatur eventit. Mbledhje të komsioneve do të zhvillohen në holl dhe në katin e nëndheshëm.
Asambleja do të hapet zyrtarisht të shtunën në orën 11:00 në një konferencë shtypi nga Pandeli Majko, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Natos, Michael Turner.
Në 28 dhe 29 maj do të zhvillohen mbledhjet e pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të Shkencës dhe Teknologjisë, të Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.