Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në spitalin e djegie-plastikës në Qendën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë kanë mbërritur 11 të plagosur nga ngjarja e rëndë në Krujë.
Sipas mjekëve 8 prej tyre kanë djegie të një shkalle të lartë dhe ende nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën. Nga tetë të lënduarit që ndodhen nën terapi intensive në reanimacion, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Mjeku: Të gjitha pacientët janë të shtruar nën terpai intensive dhe po merren analizat e duhura. 8 i kemi në gjendje të rëndë, 2 të mesme ndërsa një paciente pritet të transferohet në toksikologji. Janë të gjitha gra. Për 8 pacientet gati 50 % e trupit është e djegur, nga këto 8 janë 2-3 më rëndë se janë të moshuara.
Manastirliu: Në donim që të informonim që ishin në gatishmëri të plotë. 8 pacientet i kemi pritur ne gjendjen emergjences. Kemi vënë në gatishmëri stafin shtesë të cilët janë në shërbim të pacienteve. Jemi në gatishmëri dhe çdo gjë po shkon ashtu sic duhet. Situtata është nën kontroll. Kemi vënë në dispozicion ekipin mjekësor që do të komunikojë me mediat dhe familjarët
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/mjeket-8-...