Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetë prej pacienteve janë në gjendje më të rëndë dhe shkalla e digies është në 50% të trupit. Kështu tha një prej mjekëve i cili po kujdeset për të plagosurit nga djegia e autobusit nga Krujë. Në një deklaratë për mediat, shefi i urgjencës së bashku me Drejtoreshën e QSUT thanë se janë marrë të gjitha masat dhe situata është nënë kontroll. Mjekët thanë se nuk është e nevojshme që pacientet të transportohen jashtë pasi janë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme.
Mjeku: Të gjitha pacientët janë të shtruar nën terpai intensive dhe po merren analizat e duhura. 8 i kemi në gjendje të rëndë, 2 të mesme ndërsa një paciente pritet të transferohet në toksikologji. Janë të gjitha gra. Për 8 pacientet gati 50 % e trupit është e djegur, nga këto 8 janë 2-3 më rëndë se janë të moshuara.
Manastirliu: Në donim që të informonim që ishin në gatishmëri të plotë. 8 pacientet i kemi pritur ne gjendjen emergjences. Kemi vënë në gatishmëri stafin shtesë të cilët janë në shërbim të pacienteve. Jemi në gatishmëri dhe çdo gjë po shkon ashtu sic duhet. Siutata është nën kontroll. Kemi vënë në dispozicion ekipin mjekësor që do të komunikojë me mediat dhe familjarët
Drejtori i Urgjencës: U aktivizuan ambulancat që ka spitali i Krujes dhe njesia e helikoptereve. Organizimi u bë qe në helikopter të hipnin dy persona. Shkuam dy herë për të marrë 8 paciente që ishin më rëndë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/mjeket-8-jane-ne-gjendje-me-te-rende-djegia-ne-50-te-trupit/