Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndotja masive e bregdetit në Zvërnec të Vlorës, është reduktuar, dy ditë pas derdhjes së disa tonë naftë bruto, nga një anije me flamur maltes, teksa furnizohej tek petrolifera. Forca detare e Vlorës në bashkëpunim me bashkinë kanë bërë të mundur pastrimin e zonës, në një gjatësi prej 3 km. Ndërkohë pavarësisht ndotjes, dhjetëra të rinj kanë pushuar në ujërat e zvërnecit.
Tre ditë pas evidentimit të disa tonë naftë të papërpunuar derdhur në det, situata në një gjatësi 5 km të vijës bregdetare të Zvernecit është pastruar, por gjurmet e karburantit janë ende të dukshme. Në një aksion të përbashkët të Bashkisë së Vlorës, forcave detare dhe trupat e armatosura të bazës së Pashalimanit e Bunavisë, të ndarë në 27 njësi mes tyre dhe dy anijet ushtarake,ka vijuar pa ndërprerje operacioni i pastrimit nga nafta e derdhur nga anija me flamur maltez.
Komandanti i anijes patrullë ?Oriku? Kapiten Ilir Cobo, shpjegon se ndotja ishte përhapur aq shumë, sa nuk po kuptohej shkaku.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotja-ne-zvernec-agjencia-e-mejdisit-mer-mostrat-ne-fund-te-javes-dalin-rezultatet/