Reduktim të ndotjes së ajrit me 55% deri në vitin 2030. Ky është parashikimi i Komisionit Evropian në planin për klimën që do të prezantohet së shpejti nga kreu i komisionit, Ursula Von Der Leyen.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në draft parashikohen ndërhyrje në të gjtihë sektorët, veçanërisht në transporte, energji, agrikulturë dhe ndërtim.
Objektivi aktual për reduktimin e çlirimit të gazrave në atmosferë për kontinentin tonë, në vitin 2030, në krahasim me vitin 1990, është 40%.
Ndërkohë që në draft vërehet një tjetër objektiv, pra reduktim deri në 55%.
Rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të ndotjes do të luajnë edhe kufijtë mbi çlirimin e dioksidit të karbonit CO2 që i janë vendosur prodhuesve. Gjithashtu, sforcime të rëndësishme do të kërkohen edhe ndaj sektorit të bujqësisë e blegtorisë, pavarësisht se sektori i ka të limituara përshtatjet.
Dokumenti duket se do të hapë një debat të madh që mund të zgjasë gjithë stinën e Vjeshtës, që 9 muaj më pas, Komisioni Evropian të përgatisë e të propozojë revizionimin final të legjislacionit mbi klimën dhe energjinë, duke u fokusuar në potencialitetitn e energjisë së rinovueshme dhe eficencës energjetike.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/