Ora News - Situatë alarmante në lumin Shkumbin, niveli i ndotjes në shumë herë mbi normalen

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Peshku në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit mund t'ju rrezikojë shëndetit.

Niveli i lartë i ndotjes së lumit është shumë herë mbi normalen, çka e bën peshkun e rritur në Shkumbin të parekomandueshëm për konsum.

Situata konsiderohet shqetësuese siç pranon edhe drejtori i mbrojtjes së mjedisit në Elbasan, Taulant Sinani

Taulant Sinani: "Situata e lumit është alarmante. Nëse shihni matjet e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit për 5 vitet e fundit, vetëm për vitin e fundit 2017 ndotja e lumit Shkumbin quhej e pranuar kurse për 3 vite rresht dilte me ndotje të lartë dhe nuk rekomandohet as peshkimi."

Hedhja e mbetjeve urbane dhe derdhjet e bizneseve e kanë shndërruar atë në një prej lumejve më të ndotur në vend, fakt për të cilin ekspertët e mjedisit kanë dhënë prej kohësh alarmin.

Taulant Sinani: "Pastrimi i plotë i lumit Shkumbin nuk mund të bëhet brenda javës."

Plastikë, qelq, materiale të tjera evidentohen në të gjithë gjatësinë e lumit, por situata më problematike vihet re në pjesën që përfshin Bashkinë Elbasan, pasi rrjedhja aty shtrohet dhe mbetjet dalin në breg.

Taulant Sinani: "Ka 20 vite që është abuzuar edhe nga bashkitë e tjera sepse rrjedha e Shkumbinit fillon që në Përrenjas."

Për të ndryshuar gjendjen e lumit prej 181 km bashkitë ku kalon Shkumbini janë duke kordinuar një aksion pastrimi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/situate-alarmante-ne-lumin-shkumbin-niveli-i-ndotjes-ne-shume-here-mbi-normalen

Share This Video


Download

  
Report form