Dy skulpturat e vendosura së fundi në qendër të qytetit janë dëmtuar nga dora e papërgjegjshme e njeriut.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe sot në mëngjes është evidentuar nga kalimtarë.
Bëhet fjalë për dy veprat e artit të vendosura në rrugën "Gjon Buzuku" që i përkisnin skulptorit Vaskë Kolevica.
Dora e papërgjegjshme e njeriut i ka rrëzuar në tokë por ende nuk dihet shkaku i shkatërrimit të tyre.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Kjo nuk është hera e parë që skulpturat në qytetin juglindor dëmtohen.
Më herët kanë qenë veprat e artit tek parku Rinia ato që janë dëmtuar.