A1 Report - Milot, grabitet ne qender te qytetit dyqani i celulareve, demi 100 mijë leke

Report TV 2015-08-21

Views 2

MILOT- Grabitet një dyqan celularësh në qendër të qytetit të Milotit. Autorët kanë thyer qepenin e dyqanit duke marrë një numër të konsiderueshëm celularësh me vlerë rreth 100 mijë lekësh

Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 02:00 e mëngjesit të sotëm dhe autorët kanë marrë një numër të konsiderueshëm celularësh në pronësi të Xhemal Osmanit.

Pronari i dyqanit thotë se grabitësit kanë thyer qepenin dhe kanë hyrë brenda, ndërsa sipas tij megjithëse policia është njoftuar ata kanë erdhur disa orë me vonesë.

Share This Video


Download

  
Report form