Ora News - Korçë, 38-vjeçari plagoset me armë zjarri në qendër të qytetit, tmerrohen qytetarët

Ora News Lajme 2018-07-28

Views 54

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës përpara bashkisë së qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë. Sipas informacioneve paraprake mësohet disa persona për motive banale janë konfliktuar dhe me pas janë përplasur fizikisht, duke u qëlluar me grushta.

Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke mbetur i plagosur Erjon Hoxhallari.

"Pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes", thotë policia.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-person-plagoset-me-arme-zjarri-ne-qender-te-korces-tmerrohen-qytetaret

Share This Video


Download

  
Report form