Report TV - Kapet "skifterja" laçiane, vodhi në bashkëpunim hallën dhe burrin

Report TV 2016-05-24

Views 8

Një 24 vjeçare nga qyteti i Lezhës është vënë në pranga nga polciia pasi u kap duke vjedhur shtëpië e hallës së saj së bashku me dy persona të tjerë. Brunilda Brozi thekson policia kishte vjedhur në datën 16 maj shtëpinë e bashkëshortit tyë saj të identifikuar si B.B.

Por arrestimi është bërë i mundur pasi 24-vjeçarja bashkë me dy bashkëpuntorë të tjerë Klodian dhe Serxhio Kola mëngjesin e së martës në vendin e qujatur ?Fushë-Milot? kanë vjedhur banesën e F.N.

Kanë qënë Klodian e Serxhio Kola 24 dhe 25 vjec, të cilët kanë hyrë nga dritarja dhe nën kërcënimin e automatikut kanë vjedhur një televizor plazma dhe dy smartfone. Por sipas Policisë së Kurbinit, autorët kanë shkuar në shtëpinë e F.N pasi janë ndihmuar nga Brunilda Borzi. Kjo për shkak se banesa që është vjedhur, është e hallës së Brunlidës, që mendohet se ka drejtuar autorët tek shtëpia.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS