FIER-Gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier policia ka sekuestruar drogë, armë dhe municione luftarake.
Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".
Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri një 37-vjeçar, banues në Zhupan, i cili falsifikonte letërnjoftimet, pasaporta dhe vizave.
Sapo ka parë policinë duke hyrë në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Fier
Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier.
Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.
Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.
Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.
Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".
Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi Al.H 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".
Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.