http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ish-zv/drejtoreshën e përgjithshme të Doganave Lule Njembza, biznesmenin Adrian Xhillari dhe 5 të pandehur të tjerë, të përfshirë në një skemë mashtruese mbi 2 milionë euro. Ata hidhnin naftës së papërpunuar ose siç njihet ndryshe nafta ?Virgin?. Kompania ?Tea Oil?, me administrator të pandehurin Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën ?virxhin? në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh. Por nga hetimet rezulton se kjo sasi nafte prej 4.4 milionë litra, e cila nuk lejohet të dalë në treg, pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur kurrë në depozitat e Ballshit, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Zhdukja e 4.4 milionë litrave naftë ?virxhin? të ?Tea Construction & Petrol? është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë bere nje gje te tille. Përveç ish-zevendes drejtores se doganave Lule Njebza dhe biznesmenit Xhillari, Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet edhe për Mirarbër Teneqexhiu, ish-Kryetar i Degës Doganore, Tiranë; Alfred Bushi, Doganier, Syrja Misiraj, Doganier dhe Adrian Alikaj. - See more at: http://vizionplus.al/dosja-virgin-ne-gjykate/#sthash.kYqaz6JW.dpuf