Dosja e Ibrahim Hoxhës në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria dërgoi ne Gjykate dosjen per gjyqtarin e arrestuar per korrupsion Ibrahim Hoxha. Burime pranë organit të akuzës thanë se për të, djalin dhe personat e tjerë të arrestuar do të kërkohet masë sigurimi me burg. Hoxha u ndalua mbrëmjen e së hënës, pasi djali i tij u arrestua në flagrancë në momentin që mori 600 mije leke për të ndikuar në një çështje pronësie. Burime pranë organit të akuzës thanë se gjyqtari mbahej nën përgjim prej disa kohësh. Nga hetimet dhe përgjimet doli se ish-efektivi i policisë së Beratit Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin, kishte hyrë si sekser për biznesmenin Dritan Jazenxhiu. Ky i fundit kishte një proces gjyqësor për çështje pronësie me gjyqtarin Hoxha. Në një bisedë të përgjuar, paditësi në çështjen e pronësisë pyet ndërmjetësin, nëse ia ka dhënë lekët gjyqtarit dhe ai i përgjigjet se do ia japë djalit. Por ne deklarimet e para te tij, gjykatësi ka mohuar akuzën, duke pretenduar se behej fjale per shitjen e nje makine.

Share This Video


Download

  
Report form