Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit ka zyrtarizuar listën paraprake të lojtarëve që ka grumbulluar për Kampionatin Europian që Shqipëria do të zhvillohet në Francë nga 10 Qershori deri më 10 Korrik.
Në listën e të grumbulluarve nga trajneri De Biasi për fazën përgatitore në Austri do të jenë 27 lojtarë, por në Francë do të udhëtojnë vetëm 23.
Surprizat e teknikut janë mungesa e sulmuesit shkodran Hamdi Salihi dhe e Alban Mehës, ndërsa janë thirrur Milot Rashica dhe Frederik Veseli.
Italianit nuk i ka mjaftuar fakti që sulmuesi më i mirë i kampionatit shqiptar të futbollit, Salihi është shpallur golashënuesi më i mirë për këtë edicion në Superiore me 27 rrjeta të prekura.
Ndërsa ndarja me Alban Mehën duket se është përfundimtare me kombëtaren kuqezi, të paktën deri sa të jetë në krye të bankinës italiani, pasi nuk e thirrur për në Francë 2016 edhe pse paraqitja e tij në kampionatin turk të futbollit ka qenë shumë e mirë.
Emrat e rinj që janë ftuar në kombëtare për Euro 2016 janë Milot Rashica dhe Frederik Veseli, që duket se ka fituar stabilitet në krah të mbrojtjes.
Paraqitja e jashtëzakonshme që ka zhvilluar këtë edicion në Holandë me Viteshen nuk i ka shpëtuar teknikut duke e shpërblyer më së miri Rashicën, ndërsa bashkëmoshatari i tij te Interi, Manaj duhet të presë akoma për kombëtaren.
Pas publikimit të listës së lojtarëve tekniku De Biasi është ndalur te analiza duke justifikuar lënien jashtë të disa lojtarëve dhe mesazhin që u ka dërguar të tijëve para ftesës. ?Sot jemi mbledhur për të prezantuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen për në Francë 2016.
Në 4 vite kemi bërë një punë shumë të mirë. Në 2011 premtova që do të bënim gjithçka që të kualifikoheshim në një turne madhor dhe ia arritëm qëllimit.
Futbollistëve, ju kam nisur një letër ku u shpjegoj qartë se ata janë përzgjedhur për të krijuar një skuadër. Dhe ne do të funksionojmë si të tillë. Ashtu siç kemi vepruar deri më tani.