A1 Report - Kombëtarja, De Biasi shpall listën dhe fton Xhimshitin: S'kënaqem me 2 pikë

Report TV 2015-08-31

Views 1

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Euro 2016 përballë Danimarkës fillimisht në Kopenhagen më 4 Shtator dhe më pas me Portugalinë në Elbasan më 7 Shtator.

Risitë e teknikut janë afrimi i Berat Xhimishtit, rikthimi i Ervin Bulkut dhe lënia jashtë grumbullimit e Alban Mehës dhe Valdet Ramës, ndërsa Mërgim Mavraj nuk është rikuperuar në kohë.

Ndryshe nga më parë tekniku italian ka shpallur objektivat për betejat e radhës jo nga ambientet e FSHF, sikur ka bërë në vitit e fundit, por nga Venecia me ?Skype?, aty ku është grumbulluar kombëtarja.

Tekniku deklaron se do tentojë fitoren në Kopenhagen përballë rivalit direkt për vendin e dytë në grup, por shton se ndeshja me Danimarkën është e rëndësishme, por jo vendimtare.

"Danimarka është një ndeshje kyçe, por jo vendimtare, ne do të tentojmë fitoren me nordikët.

Do të provojmë të bëjmë lojën tonë, do tentojmë të fitojmë përballë një skuadre me lojtarë të shkëlqyer.

Kemi aq pikë sa Danimarka, por një ndeshje më pak. Në ndeshjen e fundit luajmë me Armeninë, ndërsa danezët kanë miqësore me Francën.

Nëse do të kemi grumbulluar pikët e duhura deri në sfidën finale, do të tentojmë të marrim rezultat për t?u kualifikuar direkt?deklaroi ai.

Ndërsa një tjetër lajm që ka zyrtarizuar De Biasi është zëvendësimi i Altin Lalës me Erion Bogdanin në pozicionin e zv.trajnerit të kombëtares.

Aktualisht Shqipëria ka 10 pikë në grupin ?I? po aq sa edhe Danimarka, por nordikët janë në vendin e dytë vetëm për faktin se kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë në Shqipëri.

Kuqezinjtë luftojnë për vendin e dytë në grup, që do të thotë kualifikim direkt në Francë 2016, pasi ?Play-Off?-in e kanë siguruar.

Share This Video


Download

  
Report form