Ora News- Ndeshja me Marokun, De Biasi shpall listën: Nuk ka asnjë eksod

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i kombëtares hap zyrtarisht edhe rrugëtimin zyrtar eleminator për Botërorin e Rusisë. De Biazi shpalli sot listën e lojtarëve për miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe zyrtaren e 5 shtatorit me Maqedoninë. Kthehen Gjimshiti e Hyka, por edhe Manaj. Listës i shtohet edhe portieri rezervë i Lacios, Thomas Strakosha. Në lidhje me largimet e kosovarëve, trajneri u shpreh: 'Asnjë eksod, ata shkuan aty ku deshën, kaq."

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit De Biazi zbuloi në një konferencë listën e emrave të tij në dispozicion për ndeshjen miqesore të Marokut dhe zyrtares së parë me Maqedoninë me 5 shtator në Loro Borici.

Tekniku italian tha se lista e skuadrës do të jetë e njëjtë, me përjashtim të Lorik Canës, i cili ka zgjedhur vetë të largohet nga Kombëtarja dhe Ajetit që do të mungojë për arsye shëndetësore.

"Cane me vullnet ka vendosur të largohet nga kombëtarja, duhet ta falenderoj për kontributin e madh që ka dhënë"

De Biazi ka folur rreth ndeshjes miqësore me Marokun dhe grupit të eleminatorëve për botërorin Rusi 2018.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/de-biasi-shpall-listen-konfirmon-largimin-e-canes-mungon-dhe-ajeti/

Share This Video


Download

  
Report form