Koalicioni PS-LSI, Ruçi pas njësisë së koordinimit: S’kemi asnjë përplasje- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy aleatët në qeverisje, Ilir Meta dhe Edi Rama iu rikthyen takimit të njësisë së koordinimit, ku të pranishëm ishin edhe krerët e grupeve parlamentare te PS e LSI dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi shuajti zërat se ka përplasje në koalicion dhe tha se partite janë në sinkron për dy reforma kyçe, atë të drejtësisë dhe reformën zgjedhore. Kërkesës që PD që të mos e vonojë më proçesin iu bashkua edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.
I munguar prej më shumë se një muaji, takimi i njësisë së koordinimit PS-LSI u rikthye këtë të premte, pas një jave të ngarkuar me zhvillime në kampin e majtë, që kishin shtuar edhe zërat se punët brenda aleatëve nuk po shkonin mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koalicioni-ps-lsi-ruci-pas-njesise-se-koordinimit-skemi-asnje-perplasje/

Share This Video


Download

  
Report form