http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mirëqenies Sociale ka verifikuar edhe me herët shkelje ne jetimoren e Shkodrës, por nuk ka reaguar. Ky fakt është pranuar nga ministri Blendi Klosi, i cili tregon se ne 8 raporte te hartuara nga institucionet e tij, jane konstatuar shkelje te standardeve ne shtëpinë e fëmijës ne Shkodrës. Por sa i përket abuzimeve seksuale ne jetimore u desh denoncimi i nje fëmije te jetimores ne institucionin e Avokatit te Popullit per te zbuluar skandalin dhe nisur hetimet. Avokati i popullit Igli Totozani tregoi për Vizion Plus se dosjen me rrëfimet e fëmijëve te abuzuar seksualisht, por dhe fizikisht e dorëzoi ne Prokurorinë e Shkodrës. Aktualisht pese persona, punonjës te shtëpisë se fëmijës jane ndaluar dhe mbi ta rendon akuza e shpërdorimit te detyrës dhe pakujdesisë. Ndërkohe pas këtij skandali, Ministria pritet te nise reformën per mbylljen e jetimoreve dhe sistemimin e fëmijëve shtëpi me kujdestare. Ne te gjithë vendin janë 9 jetimore, ku qëndrojnë rreth 120 fëmije te moshës 6 deri 18 vjeç. Mungesa e prindërve dhe te afërmeve, ka bere qe këta fëmije jo pak here te jene viktime e dhunës fizike edhe nga kujdestaret dhe abuzimeve seksuale, si ne rastin e tre te miturave ne shtëpinë e fëmijës ne Shkodër. - See more at: http://vizionplus.al/klosi-kishim-dijeni-per-shkeljet/#sthash.s2uDjtmD.dpuf