http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas festës lokale të pijes së verës në Prespë, një tjetër festë lokale e shndërroi Dajtin, në një arenë të jashtëzakonshme festive. Garat, konkurset, panairet, produktet artizanale, sportet, ushqimi bio, muzika dhe kërcimi shoqëruan të rinjtë, prindërit dhe vogëlushët për orë me radhë në një atmosferë të mrekullueshme argëtuese, ku të pranishëm ishin edhe ministri Klosi dhe kryebashkiaku Veliaj.?Duam që këtë vit plot 210 festa të shoqërojnë të gjithë sezonin dimëror dhe atë veror, për të qenë në pikat më kulmore të turizmit shqiptar. Duam që me të gjitha bashkitë, me të gjithë ata, të cilët kanë mundësi të mbështesin organizime të tilla pranë pikave turistike si kjo e Dajtit, pranë Zonave të Mbrojtura, pranë pikave që prodhojnë turizëm, pranë agroturizmit, pranë 100 fshatrave. Ne do të organizojmë festa si këto ku të kemi kombinim ndërmjet bukurisë së natyrës, ndërmjet ofrimit të shumë alternativave për të argëtuar të gjithë këto djem dhe vajza, që e shoqërojnë këtë festë?, tha ministri Klosi. Por, ajo që është më e rëndësishme, sipas ministrit është që organizimi i festave lokale si në verë edhe në dimër është jo thjesht argëtimi, por një hapësirë për të prodhuar ekonomi për prodhuesit vendas. ?Ajo që e shikon me shumë kënaqësi edhe në ndryshim nga viti i kaluar, është që janë shtuar shumë kompanitë, që janë ofruar për të tregtuar produktet e tyre lokale dhe do doja shumë ti inkurajoja ata që të tilla aktivitete të jenë pika, ku tregtohet shumë më tepër nga tradita jonë, por që krijojnë edhe ekonomi, më shumë punësim dhe më shumë argëtim?, u shpreh ministri Klosi.Kryebashkiaku Veliaj tha se sjellja e festes se Dajtit si festa e pare qe hap te gjithe vitin festiv, eshte nje nga menyrat me te mira per te nisur 2019-n.?Jemi 20 minuta nga Dajti, 20 minuta nga deti, pak minuta nga te gjitha zonat rurale, nga ushqimi bio, nga agroturizmi, nga te gjithe ata djem dhe vajza qe jane rikthyer ne shqiperi, duke krijuar histori suksesi ne te gjitha fshatrat e tiranes. Ne duam qe te vazhdojme investimet ketu ne Dajt: Filluam me nje park aventure, sic e keni pare ka filluar edhe nje fushe minigolfi dhe jam shume i lumtur qe t?ju informoj se shume shpejt ish kampin dhe gjithe fushen ketu do ta kthejme ne terrene sportive qe mund te perdoren jo vetem nga ata te sporteve ekstreme, por edhe nga ata qe duan te merren me futboll, volejboll apo me garat e tjera qe mund te zhvillojme ketu?, tha kryebashkiaku Veliaj.