Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas debatit të institucioneve shiptare ne lidhje me pajisjen e përgjimit ka ardhur edhe ragimi i parë nga policia italiane. Ka qënë vetë drejtori i saj Alesandro Panza i cili i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës një letër ku mes të tjera shkruan se paisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.
Në leter thuhet se paisja është derguar palës shqiptare ne bazë të marrëveshjes të nenëshkruar që në vitin 2007. Sipas numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete në për trajnimin e policisë lokale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtori-i-policise-italiane-leter-llalles-pajisja-nuk-eshte-perdorur-per-pergjim/