“I marri fisnik” në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-19

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kemi parë të qeshë e të qajë njëkohësisht. Ai është Mehdi Malkaj, një fisnik i çmendur këtë fundjavë. Mbrëmjen e së shtunës do të na rrëfejë të vërteta të hidhura që nuk i thonë shpesh me zë të lartë, të paktën jo ata që nuk janë të marrë. I lidhur ngushtë me personazhe të këtij lloji që vuajnë në komedinë që ofron realiteti shqiptar, Mehdi Malkaj do të tregojë historinë e një të marri që kërkon të ndërtojë një urë drejt një qytetërimi tjetër, me gurët e një kalaje të mykur. Një monodramë që shkëputet nga romani i Daut Gumenit, një pjesë që e ka tronditur aktorin kur e lexoi për herë të parë, e që njëkohësisht po e bën të vuajë, është përpjekja artistike munduese e Malkaj që skena e Teatrit Ekperimental Kujtim Spahivogli e sjell këtë të shtunë. Autori, Daut Gumeni, shkrimtar, e njëkohësisht një ish i përndjekur politik, tregon se ky roman nuk u shkrua që të vendoset në skenë, por urat që nuk janë ndërtuar as nga të marrët e këtyre kohërave në Shqipëri, e ka grishur aq shumë aktorin sa ta shkëpusë këtë pjesë për ta kthyer në një monodramë. Një përpjekje e tillë artistike nuk do të ndalet këtu,edhe pse në kryeqytet e shtuna është e vetmja mundësi për ta shijua. - See more at: http://vizionplus.al/i-marri-fisnik-ne-skenen-e-teatrit-kujtim-spahivogli/#sthash.np5Ov27d.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form