“Ketrushat në ishull” në skenën e teatrit Eksperimental - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët i njohin mjaft mirë ketrushat e Hollivudit, por në Tiranë mbërrijnë nga kjo fundjavë jo si një produksion filmik. Është Teatri Eksperimental ai që sjell 6 ketrusha në një skenë, nën regjinë e Dajana Nenaj. Edhe pse nuk është aspak kundër formave tradicionale të të bërit art për fëmijët, ashtu sikurse është rritur vetë, pranon se teatri është rritur shumë, kërkon teknologji e eksperimente të tilla artistike, me personazhe që fëmijët i njohin përmes ekranit, për t?i joshur ata që të vijnë edhe në teatër. Më parë ajo ka qenë regjisore në shfaqjet për fëmijë, por këtë herë vendosi të sjellë personazhet që pëlqen më shumë vetë, ketrushat, si një premierë që nuk është shijuar asnjëherë në Tiranë, një shfaqje musical dhe të mirëmenduar në lëvizje koreografike. Këtrushat më të famshmen në botë janë nisur për një koncert, por anija e tyre mbytet dhe ata përfundojnë në një ishull. aty jo vetëm që shpëtojnë edhe të tjerët, por edhe rrëfejnë se të jesh si një familje është më shumë se të kesh dy thesare. ?Ketrushët në ishull? mbërrin për publikun nga 3 deri në 13 vjeç, këtë fundjavë në ora 10.30 në Teatrin Eksperimental.

Share This Video


Download

  
Report form