Saimir Pirgu duartrokitet në skenën ruse - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka performuar dhe është duartrokitur në ?Bolshoi Theatre?, tenori shqiptar Saimir Pirgu. Është ngjitur në skenë për të performuar në shfaqjen La Damnation de Faust nën regjinë e Peter Stein. Roli i Faustit ka shënuar suksesin e radhës për këtë tenor që tre vjet më më parë u vlerësua me çmimin si ?Pavaroti i Artë?. Vetë Pirgu ka shprehur në rrjetet sociale falenderimet e tij për çdo duartrokitje dhe vlerësim që ka marrë në teatrin e Moskës. I emocionuar për këtë produksion, tenori ndan edhe fotot e para në skenën e madhe të ?Bolshoi Theatre?. Pas publikimit të albumit ?Il mio canto? në skenat operistike më të mëdha në Europë, Pirgu i mungoi skenës. Rikthimi i tij pas promovimit dhe mirëpritjes së albumit në mbarë botën, duket se i kishte munguar publikut operistik. Një tjetër shqiptare që këtë javë është duartrokitur për muzikën që përcjell në skenë është Elina Duni. E pranishme në CosmoJazz, festivali më i madh i Jazzit që mbahet në Francë, Duni ka preferuar që këtë edicion të prezantohet me muzikën e vjetër shqiptare, sigurisht nën ritmet e Jazz-it.

Share This Video


Download

  
Report form