Report TV - 17 katëshi te diga, Mazniku: Gjyq i montuar, faktet për Arjan Qafën

Report TV 2016-05-19

Views 1

Bashkia e Tiranës vijon betejën e saj kundër trupit Gjykues të cilin e quan të montuar pasi gjyqtarët kanë lidhje të drejtëpërdrejta me ndërtuesit e firmës Gener 2 që po merret me ndërtimin e 17 katëshit tek diga e liqenit.

Në një deklaratë për mediat nënkryetari i Bashkisë Arbion Mazniku ashtu sikurse kishte paralajmëruar mëngjesin e kësaj të enjteje kryebashkiaku ka bërë publike faktet që implikojnë drejtëpërdrejt gjyqtarin Arjan Qafa me firmën Gener 2

"Gjyq i montuar, data jashtë. Dy gjyqe i janë dhënë të njëjtës trupë gjyqësore e cila deri para pak kohësh kishim dyshime se ishte e montuar tani kemi fakte. Kërkesa jonë e parë nuk u mor parasysh,Sot kemi fakte të reja se gjyqi është i montuar për të dëmtuar interesat e qytetarëve,Gjykatësi Arjan Qafa në konflikt të pastër interesi ka lidhur kontratë për shtëpi dhe grazh te Gener 2. Kjo do kishte qenë arsyeja që ai të linte gjyqin. Nuk ka shpjegim tjetër për gjyqtarë. Enkeleda ka lidhje me ndërtuesit. Ankelina ka dhënë dorëheqjen por nuk është pranuar nga gjykata"-tha Mazniku

Në fjalën e tij Mazniku tha gjithashtu se Qafa rezulton te jetë i akuzuar për fshehje pasurie në vitin 2011.

Gjykata e Apelit Administrativ shqyrton sot në themel për çështjen e pallatit 17 katësh të kompanisë Gener 2 që pritet te ndërtohet tek diga e liqenit. Një ditë më parë apeli i gjykatës rrëzoi kërkesën e Bashkisë, IKMT, dhe avokaturës së shtetit për ndryshimin e treshes së gjyqtarve të kësaj cështje, që sipa këtyre insitucioneve ishin në konflikt interesi.

Share This Video


Download

  
Report form