Report TV - Shpërthim tritoli në garazhin e Arjan Zikës, s'ka të lënduar

Report TV 2016-03-13

Views 2

TIRANË - Afro 200 gr tritol i aktivizuar me celular është vendosur në qepenin e garazhit në pronësi të shtetasit Arjan Zika. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme material por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Shpërthimi u shënuar rreth orës 00:25 minuta të mëngjesit të së dielës teksa garazhi ishte i mbyllur.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 dëshmitarë okular mes tyre dhe roja i parkingut, ndërsa pista e hetimit sipas bluve është ajo e kërcënimit ndaj Arjan Zikës i cili banon prej 10 vitesh në këtë kompleks.

Vetë Zika para uniformave blu ka mohuar konfliktet apo problemet me ndonjë shtetas tjetër, ç?ka ka vështirësuar policinë në identifikimin e ndonjë piste konkrete për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form