VLORË- Ky është momenti kur forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar të makinës së Bashkim Brahimajt. Një pako e dyshimtë me lëndë shpërthyese tritoli ishte vendosur mëngjesin e sotëm në mjetin tip Benz me targa AA 952 NA.
Mjeti ishte në pronësi të Bashkim Brahimaj, vëllait të Isuf Brahimaj i cili është vrarë në gusht të 2014 nga një tjetër shpërthim tritoli.
Brahimaj ishte duke dërguar në shkollë vajzën dhe teksa ka kuptuar që në makinën e tij ishte vendosur një pako e dyshimtë ka njoftuar policinë të cilët kanë bërë të mundur çaktivizimin e tritolit nëpërmjet një shpërthimi të kontrolluar. Forcat xheniere kanë bë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.