Report TV - Mazniku: Pemët madje shtohen mbi parkimin nëntokësor te Parku Rini

Report TV 2016-02-03

Views 2

Hapësirat e gjelbërta në Tiranë nuk do të preken nga ndërtimi i parkimeve nëntokësore. Nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku sqaron në një intervistë për Report Tv se si do të ndërtohen parkimet nëntokësore dhe cilat janë lulishtet që janë në projekt.

Mazniku thotë se hapësira e gjelbër e Parkut Rinia, pas ndërtimit të parkimit nëntokësor, do të rindërtohet.

?Së pari për të qetësuar drejtpërdrejtë qytetarët do të ndërtohet një parking nëntokësor është pjesë e një projekti por ama hapësira e gjelbër e Parkut Rinia nuk do të preket aspak ajo do të rindërtohet, do të rifunksionojë sërish si një hapësirë e gjelbër në mos më e mirëmbajtur dhe më e mirë strukturuar . Parku Rinia do të ngelet një park do të ketë vetëm një pikë hyrëse dhe dalëse për mjetet i cili nuk është në park në fakt është në rrugë dhe thjesht është një akses për në park do të ketë dhe dy pika të vogla në të cilat njerëzit dalin nga parkimi. Hyrja do të jetë aty pak a shumë ku tani është hyrja e këmbësorëve, do të jetë diku pak më lart asaj do të ketë edhe hyrje dhe dalje pikërisht në atë pikë. Pra makinat vijnë nga ajo rrugë futen në parkim dhe gjithashtu dalin nga parkimi. Gjithashtu ka të paktën tre pika hyrje për njerëzit të cilët janë dy prej tyre hyrje këmbësore dhe dy prej tyre janë me ashensor,? sqaron ai.

Por parkimi nëntokësor në parkun Rinia nuk do të jetë i vetmi e Mazniku sqaron se ku do të ndërtohen parkimet e tjera.

?Kjo është një nga ato pikat e cila është konstante në secilën prej këtyre studimeve si një ndër pikat më adapte për një parking nëntokësor por ka zona të tjera që janë pranë universitetit, bëhet fjalë për një qendër tjetër të mundshme, përballë rognerit për një tjetër mbrapa Muzeut Kombëtar. Pra ka disa vende të tjera të cilat mund të jenë opsione të mundshme për një parking nëntokësor," tha Mazniku.

Numri i parkimeve nëntokësore që do të ndërtohen në Tiranë varion nga 9-13 në varësi të projekteve të hartuara nga Bashkia.

Share This Video


Download

  
Report form