Fier - Arsimi profesional, Klosi: Ta promovojmë, rrit mundësitë për punësim

Ora News Lajme 2016-05-17

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ishte në shkollën profesionale bujqësore në Fier ?Rakip Kryeziu?, ku vlerësoi këtë arsim si një mundësi më shumë punësimi për të rinjtë e zonës. Ministri, Blendi Klosi, mori pjesë dhe në panairin e organizuar nga shkollat profesionale të qarkut Fier.
Në kuadër të sensibilizimit për të zgjedhur arsimin profesional, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte në shkollën e mesme buqësore ?Rakip Kryeziu? në Fier.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Armand Subashi, Klosi vlerësoi se investimi në arsimin profesional ka hapur rrugët e punësimit për shumë të rinj.
Klosi: Një djalë apo një vajzë që mbaron arsimin profesional ka shumë mundësi që jo vetëm në biznesin e tij me familjarët e tij në bujqësi, por të ndihmojë dhe të hapë një biznes për të gjithë komunitetin. Çdo fëmijë, djalë apo vajzë i kësaj shkolle do të ketë mundësi që të jetë një pikë referimi nga zona ku ai vjen.
Më pas Ministri Klosi vizitoi panairin me punime të ndryshme të nxënësve nga shkollat profesionale të qytetit të Fierit, Beratit dhe Lushnjes.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/arsimi-profesional-klosi-ta-promovojme-rrit-mundesite-per-punesim/

Share This Video


Download

  
Report form