Report TV - Arsimi profesional, Klosi: 5.5 mln € për shkollat në Fier e Lushnjë

Report TV 2016-05-17

Views 0

5.5 milion euro do të investohen në Fier dhe Lushnjë për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit profesional.

Kështu ka deklaruar nga qyteti i Fierit, Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi i cili ka thënë se, e gjithë mbështetja që do të jepet për këtë fushë, bëhet me synim që të rritet niveli i punësimit, kryesisht tek të rinjtë, duke parë se tregu i punës kërkon punonjës me arsim profesional të fushave të ndryshme.

Por, Klosi ka shtuar se edhe bashkia do të bashkëpunojë për punësimin e profesionistëve, sipas drejtimeve përkatëse.

?Vetëm për Fierin dhe Lushnjën do të financohet për arsimin profesional 5.5 milion euro. Bashkia do të ndihmojë që këta nxënës të kihen parasysh që pas përfundimit të shkollës profesionale të punësohen. Kjo gjë të ndodhë edhe me shkollat e tjera? ka thënë Klosi.

Ministri Klosi këto deklarata i ka bërë gjatë një takimi të realizuar në shkollën profesionale ?Rakip Kryeziu? të qytetit të Fierit, aty ku ishin pjesëmarrës edhe shkolla profesionale të Lushnjës dhe Beratit.

Me këtë rast është hapur edhe një panair i quajtur ?Olimpiada e aftësive? ku shkollat profesionale Fier, Lushnjë dhe Berat kishin nxjerrë në tavolinat e tyre prodhime të ndryshme të realizuara nga nxënësit e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form