Nga arsimi profesional në punësim, ndryshimi drastik i së ardhmes për të rinjtë e Bulqizës

Report TV 2018-07-06

Views 0

Rigjallërimi i industrisë minerare dhe orientimi drejt arsimit profesional po japin frytet e para në Shqipëri.

35 maturantë të gjimnazit të mesëm profesional të gjeologji-minierave në Bulqizë, janë brezi i parë i të gjitha kohërave që arrijnë të diplomohen në profilin e tyre në qytetin e famshëm për mineralin e kromit.

Pas katër vitesh studime, maturantët kanë arritur të çojnë deri në fund studimet si teknikë minierash.

Deri katër vjet më parë, në Bulqizë askush nuk ishte kujdesur për të ngritur një shkollë të tillë profesionale, që lidhet direkt me trajnimin dhe punësimin, fill pas përfundimit të mësimeve.

Por tashmë në ngritjen e shkollës së mesme profesionale të Bulqizës, një kontribut të madh ka dhënë kompania shqiptare AlbChrome, e cila është kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve.

Disa prej nxënësve të diplomuar do të vazhdojnë studimet e larta në Universitetin e Gjeologji Minierave në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër do të kryejë një praktikë disa mujore në minierën e Bulqizës dhe pas testimeve përkatëse, një pjesë e mirë e tyre do të punësohen menjëherë.

Një nga profilet në minierë ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë.

Share This Video


Download

  
Report form