Qeveria do të rishikojë taksën e udhëtarëve për fluturimet ajrore. Ky fakt u pohua nga ministrja e ekonomisë, Milva Ekonomi, gjatë emisionit ?5 pyetje nga Babaramo? në REPORT TV. Ministrja e Ekonomisë tha gjithashtu se krijimi i aeroportit të ri të Kukësit apo edhe futja e kompanive të reja të fluturimit, do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave të avionëve për qytetarët.
Ndërkaq për largimin e kompanive amerikane apo europiane nga vendi, Milva Ekonomi, tha se kjo është çështje perceptimi e çdo kompanie që vendos të investojë në një vend të caktuar.