Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhoma Amerikane e Tregtisë po liston ankesat që kanë bizneset për klimën e investimeve në vend, të cilat do të jenë për bazë për propozimet që do t?i bëhen Ministrinë së Financave për paketën fiskale 2017. Në një intervistë për Ora News, presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crowford rendit reformën në drejtësi, si kushtin e parë që duhet të përmbushë Shqipëria për të pasur investitorë të huaj.
Dhoma Amerikane e Tregtisë po mbledh të gjitha ankesat e bizneseve të saj për problemet me të cilat ata hasen çdo ditë, që nga taksat e deri te procedurat administrative. Një listë shqetësimesh që përveçse do të bëhen publike brenda muajit, do t?i dërgohen qeverisë për zgjidhje në formën e kërkesave për paketën fiskale 2017.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/crowford-reforma-ne-drejtesi-kusht-per-investimet-e-huaja/